Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

13:43 | 2 Dhjetor 2023
E.K

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësorë.

Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet, dhe si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime .Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor

Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme