Bora e madhe në Gjermani shtyn ndeshjen mes Bayernit dhe Union Berlinit

12:30 | 2 Dhjetor 2023
K.B

Ndeshja në mes Bayern Munichut dhe Union Berlinit është anuluar si shkak i motit të keq.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej nga ora 15:30, por reshjet e shumta të borës kanë bërë që përveç ndeshjes, të pezullohen fluturimet dhe transporti publik.

Aktualisht, Bayerni gjendet në pozitën e dytë me 32 pikë të grumbulluara nga 12 ndeshje, ndërsa Union Berlini është në vendin e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme