Google ADS

Krasniqi: 33 raste të frikësimit të gazetarëve në vitin 2022

12:05 | 2 Dhjetor 2023
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se gjatë vitit 2022 janë raportuar 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër më shumë se në vitin 2021.

Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, shkruan se zyrtarët e nivelit të lartë, kanë bërë deklarata përçmuese dhe kanë përdorur gjuhë intimiduese ndaj gazetarëve.

Sipas tij Qeveria e Kosovës përveç se është e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë

“Në vitin 2022, janë raportuar 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër më shumë se në vitin 2021. Zyrtarët e nivelit të lartë, kanë bërë deklarata përçmuese dhe kanë përdorur gjuhë intimiduese ndaj gazetarëve. Kjo Qeveri, përveç se e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë”, shkruan Krasniqi në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme