Google ADS

Sot varroset Dukagjin Gashi, i dyshuari për grabitjen e argjendarisë në Suharekë që u vra në aksionin e Policisë

09:19 | 2 Dhjetor 2023
K.B

Sot do të varroset Dukagjin Gashi, i dyshuari për grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos”.

Gjykata Themelore në Prizren dje u ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve lidhur me këtë grabitje.

Po ashtu, Gjykata ka njoftuar se për të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“I. B.B., II. B.I., dhe III. L.C., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë veprën penale Grabitja, nga neni 374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dhe, T.B., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. të KP-së”, thuhet në njoftim.

Dukagjin Gashi është vrarë më 30 nëntor në Prishtinë

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arbëria” , ish-Dragodani në Prishtinë, saktësisht, te rruga “Arben Xheladini”.

I njëjti ka shkëmbyer plumba ndaj Policisë së Kosovës gjatë aksionit dhe të njëjtit kanë vrarë duke e lënë pa shenja jete.

Në këtë aksion janë arrestuar dy persona të tjerë, ndërsa një tjetër është në arrati. Një polic ka mbetur i plagosur në këmbë./Arbresh.info/

Të ngjashme