Tre persona janë të arrestuar deri më tani për vrasjen e Liridona Ademajt.
Ndër ta është edhe bashkëshorti, Naim Murseli, ai ka pranuar në Polici se e ka paguar me 30 mijë dorasin, Granit Plavën i cili gjithashtu ka deklaruar në Polici së është paguar nga Naim Murseli për ta kryer krimin.
Pas këtyre të dyve, u arrestua edhe Kushrim Kokalla, i dyshuar për vrasjen e Liridonës.
Kokalla është edhe Pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe të dyshuarit tjetër, Granit Plava, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt mbrëmjen e së mërkurës.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Arrestimi i Naim Murselit, ngjalli reagime të shumta.
Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.
“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës. I përgëzoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë”, ka shkruar ai, transmeton Arbresh.info
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas arrestim të Naim Murselit, pas dyshimit se e kishte planifikuar vrasjen e Liridona Ademajt.
Haxhiu ka vlerësuar lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës.
Ajo shkruan se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.
Pas raportimit se Kushtrim Kokalla, pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ai ka thënë se të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor ndërsa deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, ndaj pjesëtarit të FSK’së do të veprohet në përputhje me rregulloret e FSK-së
Ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes.
Në komunikatën e tyre për media thuhet se ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shprehin ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës, teksa shtojnë se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim
Kryetari i Prishtinës, Pëprarim Rama ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt.
Rama tha se vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë, dhe se rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo vrasje e bën edhe më të rëndë këtë rast, të shëmtuar e tragjik
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt..
Çitaku shkruan se në këto momente është pa fjalë.
“Sa dhimbje e trishtim për Liridonën. Jam pa fjalë”, shkruan ajo.
Ndërsa, Shaban Murseli, babai i Naim Murselit ka bërë të ditur se ka anuluar të pamën për shkaqe familjare.
Teksa ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në varrim.
“Shokë dhe miq për shkaqe familjare me keq ardhje e bëjm anulimin e të pamës i falënderojë të gjithë pjesnarrje në vorrim” ka shkruar ai./Arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...