Vrasja e Liridona Murselit, Kusari-Lila: Tragjedi që tronditi vendin

23:10 | 1 Dhjetor 2023
K.B

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Murselit.

Ajo shkruan se në këtë tragjedi që tronditi vendin, organet e rendit treguan efikasitet dhe profesionalizëm të lartë në zbulimin dhe ndalimin e shpejtë të të dyshuarve.

“Vrasja gjakftohtë e planifikuar dhe e paguar e Liridona Ademaj Murselit, përveç dhimbjes dhe trishtimit për humbjen e jetës së gruas, mban ankthin e tmerrin e fëmijëve të saj të cilët përjetuan vrasjen e Nënës. Në këtë tragjedi që tronditi vendin, organet e rendit treguan efikasitet dhe profesionalizëm të lartë në zbulimin dhe ndalimin e shpejtë të të dyshuarve. Porositësit dhe dorasit duhet të marrin dënimin maksimal për këtë krim makabër”, shkruan ajo në Facebook.

Ajo ka kërkuar nga institucionet e mirëqenies, familja dhe shoqëria e gjerë, me kujdesin më të lartë duhet të sigurohen që fëmijët të trajtohen me profesionalizëm.

“Tani edhe institucionet e mirëqenies, familja dhe shoqëria e gjerë, me kujdesin më të lartë duhet të sigurohen që fëmijët të trajtohen me profesionalizëm dhe trauma e humbjes së Nënës nuk rrënon jetën e tyre.Ngushëllime gjithë familjarëve të Liridonës”, shkruan ajo.

Ndërsa kujtojmë se deri më tani janë të arrestuar tre të dyshuar për vrasjen e Liridonës, njëri ndër ta është edhe bashkëshorti, Naim Murseli, nipi i tij Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme