Lionel Messi ka thënë se po shijon kohën e tij më të mirë me Argjentinën dhe se ai nuk e përjashton mundësinë për të luajtur në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
“Për sa kohë që ndihem mirë dhe mund të vazhdoj të jap rezultate, do ta bëj (të vazhdoj të luaj me Argjentinën). Gjithçka për të cilën po mendoj sot është të shkoj në Kupën e Amerikës dhe të jem në gjendje të luaj në të.” Messi tha për ESPN. “Më është dukur se pas Botërorit 2022 po tërhiqesha, tani dua të jem me ekipin më shumë se kurrë. Po përjetojmë një moment të veçantë, dua ta shijoj në maksimum, pa menduar dy-tre vite përpara, gjë që në futboll është shumë”.
Messi që është fitues i shumfishtë i “Topit të Artë”, vitin e kaluar në “Qatar 2022” e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të tretë të kampionit botëror. /rtk
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...