Rama takohet me kryetarin e Budapestit, Karacsony Gergely

21:05 | 1 Dhjetor 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me kryetarin e Budapestit, Karacsony Gergely.

Rama bëri të ditur se ata biseduan për mobilitetin, zhvillim e qëndrueshëm dhe se si me mënyrat e përbashkëta mund t’i përmirësojnë mjediset urbane.

“Kënaqësi të takonim kryetarin e Budapestit të Hungarisë, Karácsony Gergely, me të cilin biseduam për mobilitetin, zhvillimin e qëndrueshëm si dhe mënyrat se si mundemi bashkërisht si dy kryeqytete të përmirësojmë mjediset tona urbane me ndërhyrje të shpejtë e kosto minimale të investimeve”, shkruan Rama.

Ai bëri të ditur se bashkëpunimi mes tyre vazhdon edhe më tutje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme