Lirohen gjashtë aktivistët e PSD-së, të arrestuar në protestën kundër Trëndafiloves

19:04 | 1 Dhjetor 2023
K.B

Janë liruar aktivistët e PSD-së të arrestuar në protestën kundër kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova.

Lajmin e ka bërë të ditur, Dardan Molliqaj.

Molliqaj shkruan se u vendosën padrejtësisht në mbajtje dhe u ngarkuan për gjëra të paqena.

Por sipas tij, qëllimi ishte që ata të izoloheshin gjatë kohës që Trendafilova ishte në Kosovë.

Ai tha se Gjykata Speciale po mundohet t’ia rregullojë vetes imazhin, teksa po del në pah se është politike dhe s’ka të bëj me drejtësi.

Postimi i plotë i Molliqajt në Facebook:

Te dashur miq,

Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna joproporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetarës së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që znj. Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi.

Kjo gjykatë, me këtë kryetare, sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe anti-UÇK është. E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa.

Ju faleminderit shumë për mbështetjen e treguar!./Arbresh.info/

Të ngjashme