Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën profesionale që po bën në zbardhjen e vrasjes së Liridona Murselit.
Pacolli tha se kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.
“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës. I përgëzoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë”, ka shkruar ai.
Kreu i AKR-së shkruan se sot dy fëmijë kanë mbetur pa nënën e tyre, dhe kjo gjë është më se e trishtueshme.
“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës”, ka shkruar Pacolli.
Arbresh.info merr vesh nga burime të saj se i prangosur për organizimin e vrasjes është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
LEXO EDHE:
Vrasja e rëndë e Lirodona Murselit, përveç bashkëshortit arrestohet edhe një person tjetër
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...