Kur ka kaluar 1 vit nga kampionati botëror i fituar nga Argjentina, është hapur një ankand, nga ku do të shiten fanellat e 8 herë fituesit të topit të artë, Lionel Messi.
Ylli i Interi Miamit ishte ndër lojtarët kryesorë në Katar 2022, madje ishte i vetmi trofe që i mungonte në kabinetin e tij, e si rrjedhojë vlerësohet maksimalisht.
Ky fakt është pasqyruar dhe në vlerën e shitjes së fanellave të tij, ku 6 prej tyre të veshura në sfidat ndaj Arabisë Saudite, Meksikës, Australisë, Holandës, Kroacisë dhe Francës do të shitën në New York.
Ankandi në fjalë do të zgjasë deri më 14 dhjetor, ndërsa oferta e parë konkrete ka mbërritur. Plot 5.2 mln dollarë janë ofruar vetëm për një nga fanellat e veshura nga Lionel Messi, ndërsa në vijim ajo pritet të rritet, në bazë të kërkesës.
Kjo tregon dhe një herë madhështinë e këtij futbollisti, i cili kishte nëj influencë të jashtëzakonshme edhe në momentin kur iu bashkua MLS. Yjet argjentinas janë të njohur për vlerën e lartë të shitjes së fanellave, ku përpara Messit ishte Maradona, fanella e të cilit kapi vlerën e mbi 9 milionë eurove. Rekordi mbahet nga legjenda e NBA, Michael Jordan, ku bluzja e tij u shit 10.1 milionë dollarë./ euronews/
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët