Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me zëvendëskryeministrin e Kroacisë dhe homologun e tij kroat, Davor Božinović.
Sveçla në këtë takim e ka njoftuar ministrin Božinović për përkushtimin dhe rezultatet në luftën kundër çdo lloj krimi që cënon sigurinë e Kosovës.
Tutje, ai e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë si dhe për gatishmërinë për të thelluar dhe më tutje bashkëpunimin mes dy ministrive.
“Biseduam për situatën e sigurisë dhe rreziqet e mundshme për destabilizim të rajonit, me fokus tek sulmet e njëpasnjëshme të strukturave kriminale të Serbisë ndaj institucioneve dhe zyrtarëve tanë në veriun e vendit tonë e veçanërisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla tha se institucionet e Kosovës gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer me ato të Kroacisë dhe tha se “duke njohur faktin që vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë mund të kontribuojmë për sigurinë në rajon dhe më gjerë, u dakorduam për thellim të mëtejmë të raporteve tona shtetërore”./Arbresh.info
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...