Shpërthim me bombë në Irak, 10 të vdekur dhe 14 të plagosur

11:40 | 1 Dhjetor 2023
E.K

Të paktën 10 persona u vranë dhe 14 u plagosën në një sulm me bombë dhe të shtënave me armë në Irak, sipas burimeve të sigurisë.

Sipas mediave të huaja, sulmi në afërsi të qytetit Amrania të enjten në mbrëmje kishte për qëllim të afërmit e deputetit vendas.

Ata shtuan se dy bomba u hodhën në anë të rrugës dhe sulmues të panjohur qëlluan nda vendasve që mbërritën në vendngjarje për të ndihmuar./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme