Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të numrit të lartë të bizneseve që kanë përmbushur kriteret e thirrjes publike për Tregun e Fundvitit dhe numrit të kufizuar të shtëpizave, është vendosur që përzgjedhja të bëhet përmes procedurës së shortit, raporton Arbresh.info.
Përmes një njoftimi, Komuna ka bërë me dije se ftohen të gjitha bizneset që janë pranuar, të jenë të pranishëm sot në sallën e Kuvendit Komunal.
“Me këtë rast, ftojmë të gjitha bizneset të cilat i kanë plotesuar kriteret dhe emrat i gjejn në këtë listë, që nesër me datë 01.12.2023 në ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të jenë të pranishëm në zhvillimin e procedurës së përzgjedhjes me short”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, bizneset të cilat nuk i kanë përmbushur kriteret, rrjedhimisht nuk janë ftuar në procesin e shortit, kanë të drejtë ankese tri ditë, pas publikimit të këtij njoftimi.
Ankesa duhet të drejtohet në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...