Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit do të mbahet të premten nga ora 10:00.
Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme, miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje dhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu në rend dite është propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës./rtk
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...