Në përmbyllje të vizitës zyrtare në Republikën e Senegalit, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur në një takim dypalësh nga Ministri i Jashtëm i Senegalit, Ismaïla Madior Fall.
Gërvalla falënderoi homologun e saj për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e ofruar nga Republika e Senegalit për Republikën e Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Të dy ministrat vlerësuan nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, përderisa shprehën përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm për zgjerimin e këtij bashkëpunimi ndër-shtetëror në fushat e interesit reciprok.
“Me qëllimin e konkretizimit të këtij bashkëpunimi në fusha specifike dhe programe të veçanta, Ministrja Gërvalla dhe Ministri Madior FALL u dakorduan për caktimin e datës për konsultimet politike në mes dy vendeve. Në fund të takimit, Ministrja Gërvalla ftoi Ministrin Madior Fall për vizitë në Republikën e Kosovës, propozim ky që u mirëprit nga homologu i saj”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Arbresh.info
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...