Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka nënshkruar sot në Shkup deklaratën e përbashkët për luftimin e korrupsionit në Evropën juglindore.
Sipas Hasanit, luftimi bëhet përmes rikuperimit të aseteve dhe përdorimit të dixhitalizimit, përcjell Arbresh.info.
Përmes një postimi në llogarin e tij në Facebook, Hasani theksoi rëndësin e kësaj përpjekje.
“Ndava të njëjtin mendim me Ministrin Osmani për rëndësinë e kësaj përpjekjeje përballë rreziqeve serioze që paraqet korrupsioni në rajonin tonë. Lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i qeverisjes së mirë për Shqipërinë është një prioritet brenda dhe jashtë vendit”, shkroi Hasani.
“Vendimi në Ministerialin e OSBE-së në vitin 2020 në Tiranë për “Për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit nëpërmjet dixhitalizimit dhe rritjes së transparencës” është një shtyllë strategjike e dimensionit ekonomiko-mjedisor të OSBE-së”, shtoi Hasani./Arbresh.info
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...