Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se partia e tij është duke zhvilluar takime me kryesuesit e degëve të saj nëpër komuna.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se kësaj radhe u mblodhën në Ferizaj qytet ky që sipas tij është kthyer në qendër të rëndësishme të ekonomisë, përcjell Arbresh.info
“Ka një kohë që takimet e kryesisë së Aleancës i zhvillojmë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Kësaj here u mblodhëm në Ferizaj, ku nikoqir ishte z. Xhavit Zariqi, kryetari i degës sonë, një qytet tepër i rëndësishëm për vendin, nga ku nisën shumë procese të rëndësishme historike, e tani është kthyer në qendër të rëndësishme ekonomike”, shkroi Haradinaj.
Tutje ai shtoi se Aleanca po forcohet dhe kjo nënkupton edhe forcim të shtetit të Kosovës.
“Në takim u diskutua për gjendjen organizative dhe aktivitetet politike në terren në degët e AAK-së, me theks të veçantë në degët; Ferizaj, Viti, Lipjan, Kaçanik, Shtime dhe Han i Elezit. Raportimi nga degët dhe diskutimi i hapur vërteton qëndrueshmërinë tonë politike dhe fuqinë organizative të veprimit tonë politik”.
“Gjatë diskutimit u konstatua që Aleanca është duke kaluar në një momentum të shkëlqyeshëm të organizimit strukturor, në të cilën po shihet një energji dhe përkushtim më i fuqishëm se kurrë më parë. Forcimi i Aleancës është forcimi i shtetit të Kosovës”, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...