Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj gjashtë të pandehurve, nën dyshimin se kanë prodhuar/shpërndarë dhe futur në treg para të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit.
Vendimi i Gjykatës erdhi pas kërkesës së kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Lexo edhe:
Sekuestrohen mbi 85 mijë euro të falsifikuara, arrestohen gjashtë persona
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurve B.A, SH.A dhe A.A, që të tre nga Shkupi, Republika e Maqedonisë së Veriut si dhe S.R, M.K dhe H.D, që të tre nga fshati Paldenicë, Komuna e Hanit të Elezit, për shkak të veprave penale Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, nga neni 333 paragrafi 1, Falsifikimi i parasë, nga neni 296 paragrafi 1 dhe Shpërlarja e parave, nga neni 302 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 56 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftim.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.A, SH.A, A.A, S.R, M.K dhe H.D andaj të njëjtëve iu caktoj masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin, paraburgimi iu është caktuar në
Të pandehurve B.A, SH.A, A.A, S.R, M.K dhe H.D iu është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 nën paragrafi 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, Falsifikimi i parasë dhe Shpërlarja e parave.
Në njoftim thuhet se kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...