Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është bërë eliminimi i taksës në transaksionet e pronës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama njoftoi se shumica e këshilltarëve komunal kanë votuar për miratimin e këtij propozimi, përcjell Arbresh.info.
“Me shumicë votash të këshilltarëve komunal është miratuar propozimi ynë që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro”, ka shkruar Rama.
Më tutje ai tha se këtë të drejtë, qytetarët e Prishtinës e kanë merituar që moti.
“Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, e cila përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Osmani nderon Walkerin me Urdhrin e Lirisë & Pavarësisë
“Kurti u pajtua me skandalet dhe dështimet e ministrave të t...
Kthehen mbrapsht emigrantët, mbërrin në Shëngjin anija itali...
Kroos tregon tre lojtarët që e meritojnë ta fitojnë Topin e ...
Izraeli do ta ketë të pamundur ta eliminojë, kush mund të je...
Këta janë banorët që u bënë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3