Ty Cockfield, MVP i javës së nëntë në Superligën e Kosovës në Basketboll

18:49 | 30 Nëntor 2023
D.H

Të mërkurën mbrëma u zhvilluan dy ndeshjet e mbetura të xhiros së nëntë të Prince Caffe Superligës.

Proton Cable Prizreni fitoi pas vazhdimeve në Pejë, ku dukshëm më i miri ishte Ty Cockfield me 34 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, duke pasur indeksin e lojës 47, apo më të lartin e kësaj xhiro, si dhe njërin nga më të lartët në këtë edicion, përcjell Arbresh.info.

Në xhiron e nëntë Vëllaznimi kishte mundur Bashkimin, ku sërish më i miri te kuqezinjtë ishte Sammuel Sessoms me 24 pikë, pesë kërcime dhe dhjetë asistime.

Po në xhiron e nëntë, Golden Eagle Ylli kishte mundur Istogun, ku ishte dalluar Jalen Nesbitt me 22 pikë dhe 11 kërcime e 2 asistime.

Trepça triumfon në derbin e rivalëve të vjetër ndaj Sigal Prishtinës, ku më të mirët ishin dyshja Mikaile Tmusiq dhe Erjon Kastrati.

Tmusiq e përfundoi ndeshjen me 15 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.

Teksa Erjon Kastrati u rikthye në formë, ku ndaj prishtinasve kishte 14 pikë, tri kërcime dhe dy asistime./Arbresh.info/

Top 5

Ty Cockfield (Proton Cable Prizreni) 34 pikë, 13 kërcime, 9 asistime, 47 indeksi

Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 22 pikë, 11 kërcime, 2 asistime, 33 indeksi

Sammuel Sessoms (Vëllaznimi) 24 pikë, 5 kërcime, 10 asistime, 31 indeksi

Mikaile Tmusiq (Trepça) 15 pikë, 7 kërcime, 5 asistime, 19 indeksi

Erjon Kastrati (Trepça) 14 pikë, 3 kërcime, 2 asistime, 16 indeksi

Të ngjashme