Zekirija Ramadani është emëruar si trajner i Dritës, gjatë ditës së sotme.
Ai ka folur në një konferencë për media, pas marrjes së detyrës së re si i pari i shtabit teknik, shkruan Arbresh.info.
Trajneri nga Shkupi u shpreh i lumtur për detyrën e re në stolin e Dritës.
“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Dritës. Kisha vendosur që të bëjë pushim deri në stinorin pranverorë, por nuk të jepet mundësia gjithmonë ta drejtosh Dritën. Arsyeja pse e pranova oferta është klubi, objektivat, pore dhe lojtarët”, tha fillimisht ai.
Tutje ai tha se objektiv kryesor i Dritës është titulli kampion.
“Objektivi kryesor është titulli, shpresoj që ju të mendoni se nuk jemi në garë, por në fund do t’iu befasojmë të gjithëve”, shtoi Ramadani.
Ramadani potencoi se stili i tij do të përshtatet me lojtarët.
“Nuk ka pasur nevojë t’iu kërkojë të kem duart e lira, pasi dihet se unë do të marrë vendimet për lojtarë dhe nëse dështojnë është faji imi. Stili im do të përshtatet nga lojtarët që kam, nuk jam rob i një stili, por di të përshtatem”, potencoi Zekirija Ramadani.
Kujtojmë që Drita është 10 pikë mbrapa Ballkanit i cili është lider i Superligës së Kosovës në Futboll.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën