Punëtori i restorantit në Arbëri jep detaje rreth bastisjes së Policisë në vendin ku dyshohet se ishin fshehur grabitësit

16:24 | 30 Nëntor 2023
E.H

Një punëtorë i restorantit dhe hotelit ‘Pinocio”, i cili u bastis nga Policia e Kosovës nën dyshimin se janë fshehur të dyshuarit për grabitje në Suharekë, ka dhënë detaje rreth ngjarjes.

Sipas tij, në restorantin ku ai punon kishte vetëm kontroll policore, dhe të dyshuarit kanë qenë aty si klient, raporton Arbresh.info.

“Dyshohet se kanë qenë në restorant. Po ata klient kanë qenë. Nuk ka ndodh asgjë veç kontroll. Nuk e di ku ka pasur të shtëna me armë, tek ne vetëm kontroll, nuk ka pas asnjë arrestim”, ka thënë ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës dhe dy njësitet për intervenime të shpejta NjSU dhe NJSI, janë duke qëndruar më shumë se një orë në lagjen “Arbëria” (ish-Dragodan) të Prishtinës, saktësisht afër restorant ‘Pinocio’, pas informacionit se në këtë lokacion janë duke u fshehur të dyshuarit të cilët kishin plaçkitur një argjendari në Suharekë.

Njëri nga grabitësit është vrarë ndërsa si pasoj e të shtënave me armë zjarri edhe një zyrtarë policor ka mbetur i lënduar.

Po ashtu, katër të dyshuar janë arrestuar ndërsa një tjetër është ende në arrati./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme