Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se viti 2023 do të jetë viti më i nxehtë në histori. Gueterres e bëri këtë deklaratë në nisje të Samitit të Klimës COP28.
“Të dhënat tregojnë se ne po jetojmë përmes kolapsit të klimës”, tha shefi i OKB-së.
Duke i bërë apel komunitetit ndërkombëtar që të veprojë dhe të përmbushë angazhimet e klimës, ai tha se ky rekord klimatik duhet të shkaktojë “lëkundje në shtyllën e liderëve botërorë”.
Komentet e tij erdhën pasi Organizata Botërore Meteorologjike raportoi se ishin të sigurtë se viti 2023 kishte thyer rekordin global të temperaturës. Ekziston frika se viti 2024 mund të jetë akoma më i ngrohtë për shkak të fenomenit “El Niño”.
Gjatë fjalimit, Guterres se nivelet e detit dhe temperaturat e sipërfaqes së detit kanë arritur nivele rekord dhe se nivelet e akullit të detit në Antarktidë kanë arritur një rekord të ulët.
“Ky vit ka parë komunitete anembanë botës të goditur nga zjarret, përmbytjet dhe temperaturat e larta… Ngrohja rekord globale duhet të shkaktojë lëkundje në shtyllën e liderëve botërorë. Dhe kjo duhet t’i nxisë ata të veprojnë”, tha Antonio Guterres./tvklan.al
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi