Zjarrëfikësit e Kosovës kanë mbajtur protestë para objektit të Qeverisë për të shprehur pakënaqësitë e tyre të akumuluara gjatë viteve.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfiksave, Muharrem Beka tha se synimi ynë ka qenë që t’i bindim institucionet e Kosovës sqë ky shërbim të avancohet dhe të ketë një qasje tjetër, shkruan Arbresh.info.
“Zjarrfiksat e Kosovës ballafaqohen me një mori problemesh të padefinuar, pa buxhet të planifikuar, pa pajisje edhe personale edhe kolektive, numri i vogël i zjarrfiksave i cili ndikon drejtëpërsëdrejti në aftësitë fizike madnej mosha mesatare e shtyer,”, ishin disa nga problemet që renditi Beka.
Tutje ai urgjentisht kanë kërkuar nga Qeveria harmonizimin e qëndrimeve me nivelin lokal.
Sipas tij, ky dualizëm i kmomunave dhe ministrisë i ka shkaktuar këto probleme të padefinuara me vite.
“Askush nuk përkujdeset si punëdhënës që të përkujset për mbrëvajtjen, për krijimin e kushteve të punës dhe për një trajtim të dinjitetshëm ashtu siç e kanë edhe misionin”, tha ai.
Beka tha se kanë pasur takime edhe me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për shumicën thotë janë dakorduar mirëpo vendimi për anulimin e shtesave të rrezikshmërisë ka krijuar indinjatë.
I pari i kësaj sindikate u shpreh se investimi në shërbimin e zjarrfiksave është drejtpërdrejt investim në sigurinë e qytetarëve.
“Investimi në forcë, në siguri dhe shërbim të zjarrfiksave është drejtpërdrejt investim në sigurinë e qytetarëve”, tha ai.
I pari i kësaj sindikate ka bërë publike edhe kërkesat e zjarrfiksave.
“Të sigurohet një buxhet emergjent deri në definimin e kompetencave menaxhuese mes AMES BB-së dhe komunave. Plotësimin dhe ndryshimin e ligjit të Financave të Pushtetit Lokal që ky ligj po na shkakton probleme sepse buxheti ka mbetur në komuna e me ligj jemi në kuadër të ministrisë dhe çdo herë krijohet një situatë jo ministria jo komuna. Të analizohet çështja e rrezikshmërisë në punë dhe të fillojë kompensimi për rrezikshmëri që nga Shkurti në mënyrë retroaktive. Të fillojë kompensimi për ndrrimin e natës, festa shtetërore dhe fetare, orët jahstë orarit e vitit 2021 dhe 2023 që kanë mbetur pa paguar dhe harmonizim të qëndrimeve me komuna për kompensime të vitit 2024 sepse edhe këtu ka diskriminime selektive sepse në disa komuna kanë filluar t’i kompensojnë e në disa jo. Përmirësimi i kushteve të punës, të sigurohen pajisje për punë, pajisje personale dhe pajisje dhe rroba mbrojtëse. Çështja e statusit të zjarrfiksave.”,
Zjarrfikësit edhe lëndimet në vendin e punës i kompensojnë vetë, thotë kreu i Sindikatës.
Kryetari i BSPK-së, Ali Gashi shprehu shqetësimin e tij për mospërfshirjen e zjarrfiksave në shtesat e rrezikshmërisë.
Ai ka kërkuar që me urgjencë Qeveria t’i takojë zjarrfikësit dhe ti jep epilog kërkesave të tyre./Arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...