Në QKUK gjatë periudhës janar- nëntor janë kryer 623 operacione të ndryshme neurokirurgjike

12:59 | 30 Nëntor 2023
K.B

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës kohore janar- nëntor janë kryer 623 operacione të ndryshme të natyrës neurokirurgjike.

Në njoftimin nga SHSKUK thuhet se në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë, kurse në total kanë qenë të shtrirë 820 pacientë. Mjekët neurokirurgë kanë kryer edhe mbi 3 mijë vizita ambulantore.

“Në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nga 1 janari deri në muajin nëntor janë kryer 623 operacione të ndryshme të natyrës neurokirurgjike, në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë, kurse në total kanë qenë të shtrirë 820 pacientë. Mjekët neurokirurgë kanë kryer edhe mbi 3 mijë vizita ambulantore”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, me investim nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ShSKUK po zbatohet projekti për rinovim të sallave operative./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme