Google ADS

Fillojnë punimet për krijimin e hapësirave të reja për socializim dhe rekreim për fëmijë në Prishtinë

12:34 | 30 Nëntor 2023
K.B

Kanë filluar punimet për krijimin e hapësirave të reja për socializim dhe rekreim për fëmijë në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Kështu bën të ditur vetë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama tha se zgjedhja e lokacioneve deri te dizajni, është bërë së bashku me fëmijët e lagjeve.

“Kemi filluar punën për krijimin e hapësirave të reja për socializim dhe rekreim për fëmijë në lokacione të ndryshme të kryeqytetit, afër Postës, në Parkun e Qytetit dhe në atë të Taukbashqes. Procesi, nga zgjedhja e lokacioneve deri te dizajni, është bërë së bashku me fëmijët e lagjeve”, shkruan Rama në Facebook.

Të ngjashme