Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, ka njoftuar se në vetëm 72 orët e fundit janë arrestuar 29 persona, në Durrës, Vlorë, Elbasan, Kavajë, Tiranë, Muriqan dhe Rinas, në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.
Përmes një postimi në Facebook, Balla ka shkruar se Operacioni “Sundimi i ligjit” po largon çdo ditë nga komunitetet personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.
Tutje, ai thotë se goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike po vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit të të rinive dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimin e tyre.
“Paketa e sigurisë shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës”, tha Balla./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?