Google ADS

Hasani merr pjesë në Samitin e OSBE-së në Shkup

09:54 | 30 Nëntor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani po merr pjesë në samitin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut,

Me anë të një videoje në llogarinë e tij në Facebook, Hasani tha se është aty për të diskutuar diskutuar mbi situatën e sigurisë në zonën Euro-Atlantike dhe Euro-Aziatike.

“Shkup, në takimin e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së për të diskutuar mbi situatën e sigurisë në zonën Euro-Atlantike dhe Euro-Aziatike; prioritetet e Asamblesë për vitin e ardhshëm dhe tema të tjera të rëndësishme si ndryshimet klimatike, rinia dhe shoqëria civile”, shkruan ai krahas videos.

Ndryshe, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 30 nëntor nis punimet samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me pjesëmarrjen e diplomatëve të 57 vendeve anëtare të organizatës, përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme