Google ADS

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se porositi marihuanë në SHBA

09:37 | 30 Nëntor 2023
E.G

Është arrestuar një person në Prishtinë pasiqë i njëjti dyshohet se ka porositur një pako me substancë të dyshuar narkotike  të llojit marihuanë.

Sipas policisë, pakoja kishte arritur në zyrat doganore për zhdoganim ku gjatë kontrollit të pakos janë gjetur dhe konfiskuar 160 gram të kësaj substance, shkruan Arbresh.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte porositur në ShBA një pako me substancë të dyshuar narkotike  dhe e njëjta pako kishte arritur në zyrat doganore për zhdoganim. Njësitet policore gjatë kontrollit në brendi të pakos kanë gjetur e konfiskuar 160 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Të ngjashme