PSD mban konferencë për arrestimet e aktivistëve

07:43 | 30 Nëntor 2023
K.B

Partia Socialdemokrate mban sot konferencë për media në lidhje me arrestimin e aktivistëve të PSD-së si dhe dyshimin për manipulimin e dëshmive.

Konferenca e paralajmëruar nga ta do të mbahet në zyret e PSD-së nga ora 13:00.

Ndërsa kujtojmë që dje ( e merkure) PSD mbajti protestë kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëses Ekaterina Trendafilova.

Gjatë protestës u hodh gaz lotjsjellës, kryetari i PSD-së, Nol Nushi dhe disa aktivistë të tjerë.

Në mesin e tyre edhe Nol Nushi.

Në aksionin e PSD-së kundër vizitës së kryetares së Speciales, disa gazetarë kanë pasur probleme me frymëmarrje pas hedhjes së tymuesit e mjeteve shpërthyese.
Ndër ta edhe gazetari i portalit Arbresh.info, Pleurat Salihu./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Arrestohen Dardan Molliqaj e Nol Nushi

Alivanoset gazetari i Arbresh.info në protestën kundër Trendafilovës në Prishtinë

Policia nis mbledhjen e provave në vendin ku ndodhi protesta kundër Trendafilovës

Të ngjashme