Në Australi gjendet një numër marramendës i krijesave helmuese, që nga merimangat e gjarpërinjtë deri te bletët e bimët.
E keni pyetur ndonjëherë veten, pse pikërisht në Australi?!
100 mln vjet më parë toka e Australisë u nda nga kontinenti jugor i Gondwana. Kështu ka deklaruar profesori i njohur i bioshkencës në Britaninë e Madhe, Kevin Arbuckle.
Ndërkohë, ai dhe studiues të tjerë kanë rënë dakord në një pikë: Shumica e këtyre krijesave helmuese janë deri në 3 herë më të lashta se aq.
Përshembull milingonat helmuese shkaktojnë shumë dhimbje kur pickojnë dhe gjenden edhe në rajone të tjera tropikale apo subtropikale të botës, jo vetëm në Australi. E njëjta gjë vlen dhe për milingonat “Myrmecia” të cilat njihen si më vdekjeprurëset.
Merimangat “Hadronyche” ose “Atrax” gjenden vetëm në Australi dhe mund të vrasin njerëzit vetëm me një pickim. Një tjetër specie e merimangave helmuese është ajo “Latrodectus”.
Po kështu, cefalopodët helmues, që përfshijnë kallamarët, oktapodin dhe sepjet, kanë ekzistuar edhe 300 milionë vjet më parë, nëpër ujëra.
Ndërkohë një tjetër studiues, Michael Lee thotë se 60 milion vjet më parë kur Australia u zhvendos më në Polin e Jugut, shumë zvarranikë u zhdukën.
40 milionë vjet më pas, shton ai, gjarpërinjtë e parë “kolonizuan” kontinentin. Këta të fundit i përkisnin familjes “Elapidae” e cila përfshin kobrat, mambas dhe taipanët. Nga 220 llojet e gjarpërinjve të Australisë, 145 janë helmues.
Sa për kandilët e detit çdo specie është helmuese! Ata gjithashtu datojnë mbi 500 milionë vjet më parë dhe kanë lundruar nëpër oqean që përpara se të ekzistonte Australia.
Është e vështirë të numërosh se sa krijesa helmuese ka në Australi, por dihet me siguri se janë më shumë nga ç’mendojmë dhe ajo që na surprizon akoma më shumë është diversiteti i tyre./tvklan.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...