Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për paga dhe shtesa për muajin nëntor

19:22 | 29 Nëntor 2023
D.H

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike.

Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit thuhet se janë ndarë 7,054,092.00 euro për “mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve ‘Paga dhe Shtesa’ për muajin nëntor 2023”.

Po ashtu, është miratuar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme