Kreu i Kombeve të Bashkuara deklaroi se Gaza është në mes të një “katastrofe epike humanitare” dhe u bëri thirrje liderëve ndërkombëtarë të mbajnë fokusin e tyre në konflikt.
Antonio Guterres e dha deklaratën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më herët gjatë kësaj të mërkure, shkruan Sky News.
“Populli i Gazës është në mes të një katastrofe epike humanitare para syve të botës dhe ne nuk duhet të shikojmë larg,” theksoi Guterres.
Guterres përmendi gjithashtu fundin e afërt të marrëveshjes së armëpushimit, me bisedimet ende në vazhdim për ta zgjatur atë.
“Negociatat intensive po zhvillohen për të zgjatur armëpushimin – të cilin ne e mirëpresim fuqishëm – por ne besojmë se kemi nevojë për një armëpushim të vërtetë humanitar,” tha ai./abcnews.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?