Kryesia e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës do të organizojë nesër protestë si shenjë pakënaqësie për trajtimin institucional para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Një nga arsyet e kësaj proteste që përmendet në komunikatën e kësaj sindikate është edhe mos përfshirja në listën e shtesave të rrezikshmërisë së punës.
“Mosplotësimi i kërkesave te parashtruara me kohë, kërkesa të drejta dhe legjitime, të bazuara në ligje dhe së fundi edhe vendimi që zjarrfikësve të ju anulohet pagesa për rrezikshmëri në punë, vendim i pa analizuar mirë dhe shumë probleme tjera rreth organizimit, statusi juridik ende i pa zgjidhur, mos definimi i kompetencave menaxhuese mes Komunave dhe MPB/AME, mos planifikimi buxhetor për zjarrfikësa, kushtet e punës, kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë dhe njeherit si pasoj e problemeve te pa zgjidhura me dekada, kemi vendos që të organizojmë protestë si formë e presionit sindikal”, thuhet në komunikatën për media.
Sindikata ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në arritjen e një marrëveshje të dakordueshme me institucionet e vendit./rtk
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...