Google ADS

Policia nis mbledhjen e provave në vendin ku ndodhi protesta kundër Trendafilovës

15:46 | 29 Nëntor 2023
E.G

Partia Social Demokrate (PSD) ka zhvilluar aksion kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale e cila po qëndron në Kosovë.

Protesta ka eskaluar pasi disa nga nga protestuesit është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të PSD-së, në mesin e të cilëve edhe Dardan Molliqaj dhe Nol Nushi, shkruan Arbresh.info.

Gjatë kësaj proteste, disa gazetarë kanë pasur probleme me frymëmarrje pas hedhjes së tymuesit e mjeteve shpërthyese.

Ndër ta edhe gazetari i portalit Arbresh.info, Pleurat Salihu.

Pas arrestimit, në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë nisur mbledhjen e mostrave./Arbresh.info/

 

Të ngjashme