Google ADS

Dyshohen për vjedhje, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy grave nga Prizreni

14:09 | 29 Nëntor 2023
K.B

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e dy grave në Prizren për veprën penale “Vjedhje ”.

Siç bëhet e ditur në njoftim, rasti ka ndodhur më me 23.07.2022 në qendrën tregtare “Galeria Shopin Mal” në Prizren.

“ Personat kërkohen, për veprën penale “Vjedhje ” e cila ka ndodhe me 23.07.2022 në qendrën tregtare “Galeria Shopin Mal” në Prizren
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme