Google ADS

Ushtarakët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë shkëmbejnë përvojat e tyre

13:42 | 29 Nëntor 2023
E.G

Në kuadër të avancimit të bashkëpunimit në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës( FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ( FARSH), një delegacion i FSK-së, ka qëndruar për vizitë në FARSH.

Sipas njoftimit të FSK-së, delegacioni i kryesuar nga Kolonel Ahmet Ajeti, Udhëheqës i Qendrës së Doktrinës në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së (KDS), u prit në takime të ndara nga ushtruesi i detyrës së Komandantit të Akademisë së FARSH-së, Kolonel Bardhyl Nuredinaj dhe nga Drejtori i Institutit Kërkimor Shkencor Ushtarak, Kolonel Ulsi Rexhaj dhe stafi drejtues i Institutit, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq, siç njofton FSK, qëllimi i këtij takimi ishte avancimi i bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe FARSH-it.

“Gjatë vizitës dy ditore janë shkëmbyer përvoja dhe janë diskutuar fusha të reja të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy ushtrive me fokus avancimin e ngritjes profesionale të ushtarakëve në Qendrat e trajnimit të FARSH-së dhe FSK-së.”, njofton FSK./Arbresh.info/

Të ngjashme