Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka ndarë momente nga festa e Pavarësisë me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe.
Në mbishkrimin e videos, Balla ka shkruar se kjo ditë bën bashkë me mendime e me zemër, çdo shqiptar, çdo arbëresh dhe çdo mik të vërtetë të shqiptarëve, shkruan Arbresh.info.
“Historia jonë është një histori që na bën krenarë.”, u shpreh ai.
Sipas tij, kjo histori është e atij kombi që gjithmonë është dashur të luftojë gjithmonë për liri.
“Ajo është historia e një kombi të cilit i është dashur të luftojë gjithmonë për lirinë, pavarësinë integritetin dhe dinjitetin tonë kombëtar.”, tha ndër të tjera ai.
“Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë!”, uroi ai./Arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...