Në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese është publikuar Buletini periodik i radhës me përmbledhjen e aktgjykimeve dhe aktvendimeve më me rëndësi, të cilat janë nxjerrë nga Gjykata gjatë periudhës tremujore korrik – shtator 2023.
Sipas njoftimit, në buletin janë aktgjykimet dhe aktvendimet janë klasifikuar sipas pretendimeve të palëve parashtruese, të bazuara në nenet specifike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Me qëllimin për ta bërë sa më të qartë për lexuesit natyrën e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, aktgjykimet dhe aktvendimet janë klasifikuar sipas pretendimeve të palëve parashtruese, të bazuara në nenet specifike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Buletini periodik i praktikës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese është një dokument që përgatitet dhe publikohet nga Sekretaria e Gjykatës çdo tre muaj vetëm për çështje informative./Arbresh.info/
Për të lexuar Buletinin periodik për periudhën korrik – shtator 2023 mund të vizitoni ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese www.gjk-ks.org ose të klikoni në këtë link: https://gjk-ks.org/wp-content/uploads/2023/11/Buletini-Periodik-Nr-III-Korrik-Shtator-2023.pdf
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...