Është e rëndësishme të ndiqni pesë hapa.
Pagjumësia është një problem shumë më i madh sesa mund t’u duket disave, veçanërisht nëse bëhet rutinë dhe zëvendëson gjumin e qetë.
Rregulli 10-3-2-1-0 mund të mposht pagjumësinë.
Mjafton të ndiqni këta pesë hapa:
Dhjetë orë para se të shkoni në shtrat, duhet të shmangni konsumimin e kafeinës. Përveç kafesë dhe çajit, kafeina gjendet edhe në çokollatë, pije të gazuara dhe në ato energjike
Hapi i dytë është t’i thoni jo alkoolit ose ushqimit tri orë para gjumit, transmeton Telegrafi.
Rregulli i tretë thotë se nuk ka punë dy orë para gjumit. Pavarësisht nga detyrat tuaja, duhet të relaksoheni para se të shkoni në shtrat, madje dy orë para kësaj.
Hapi i katërt është: Një orë para se të planifikoni të flini, fikni të gjitha pajisjet, televizorin, kompjuterin, celularët, sepse stimulojnë trurin dhe në vend që ta përgatisin për gjumë, e mbajnë zgjuar.
Hapi i pestë: Mos e vononi alarmin as për një sekondë, kjo prish fazën e gjumit REM. Pasi ta kurdisni alarmin, mos e bëni më.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...