Google ADS

Policia takohet me kryetarin e komunës së Shtimes, diskutojnë për sigurinë e përgjithshme

11:21 | 29 Nëntor 2023
E.G

Në kuadër të bashkëpunimit  Drejtori Rajonal i Policisë,  Nënkoloneli Faton Pllana dhe komandanti i stacionit në Shtime Toger Haxhi Behluli, sot takuan kryetarin e komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë së përgjithshme në rajonin e Ferizajt, me theks të veçantë në Shtime, situatë kjo e cila u vlerësua si e qetë, shkruan Arbresh.info.

“Temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë së përgjithshme në rajonin e Ferizajt, me theks të veçantë në Shtime, e cila u vlerësua të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia i ka ndërrmarrë në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion dhe për disa fushata dhe ligjerata vetëdijësuese që policia e stacionit në Shtime po i zhvillon me komunitetin dhe në shkollat e komunës.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe komunës së Shtimes, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon.

E në anën tjetër kryetari Qemajl Aliu falënderoi drejtorin rajonal dhe komandantin e stacionit në Shtime për vizitën, ndërsa ofroi gjithë mbështetjen e tij në përkrahje të policisë së stacionit në Shtime, për sigurinë e përgjithshme në këtë komunë./Arbresh.info/

Të ngjashme