Google ADS

Policia në Ferizaj për një javë shqiptoi 981 gjoba dhe hoqi 11 patentë shoferë

08:44 | 29 Nëntor 2023
K.B

Policia Rajonale e Ferizajt përgjatë javës që shkoi ka shqiptuar 981 gjoba kundërvajtëse.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur gjithashtu se ka hequr edhe 11 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 43 aksidente, prej tyre:

Aksidente me lëndime, 13

Persona të lënduar, 21

Aksidente me dëme materiale, 30./Arbresh.info/

Të ngjashme