Google ADS

Borrelli pas takimit me ministrat e jashtëm të NATO-s: Nevojitet progres nga Kosova e Serbia

22:54 | 28 Nëntor 2023
E.H

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka njoftuar ministrat e Jashtëm të NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimorë.

Pas takimit, Borrell deklaroi se ministrat e Jashtëm i ka njoftuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilën siç thotë ai, nevojitet progres nga të dyja palët, përcjell Arbresh.info.

“I njoftova ata mbi gjendjen aktuale në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Nevojitet progres nga të dyja palët. Gjithashtu rikujtova rëndësinë që BeH-ja të shfrytëzojë momentumin për të avancuar me vendosmëri në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrelli në platformën X./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme