Google ADS

Sigal Prishtina largon trajnerin, një natë para ndeshjes ndaj Trepçës

21:49 | 28 Nëntor 2023
D.H

Sigal Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin e skuadrës Zydrunas Urbonas.

Kryeqytetasit bëjnë me dije se kanë ndërprerë marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin lituanez, me marrëveshje të dyanshme, shkruan Arbresh.info.

Kjo vjen pas rezultateve të dobëta të Prishtinës në Superligën e Kosovës në Basketboll, gjithashtu edhe në Ballkan Ligë.

“KB Sigal Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin lituanez, Zydrunas Urbonas.Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më sot dhe se deri në një vendim të ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë ndihmës-trajneri, Albert Sylejmani”, shkruhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.

Kujtojmë që Prishtina luan nesër ndeshjen e mbetur të javës së nëntë ndaj Trepçës./Arbresh.info/

Të ngjashme