Hasani mbështet pranin e shtuar të NATO-s në Kosovë

21:40 | 28 Nëntor 2023
E.H

Ministrat e Jashtëm të NATO-s janë mbledhur sot në Bruksel, ku ndër temat e diskutimit ishte edhe Ballkani Perëndimorë.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani i cili ka theksuar përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Aleancës, ndaj sigurisë së krahut tonë lindor, ndaj luftës së drejtë të popullit ukrainas dhe ndaj stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, përcjell Arbresh.info.

Me anë të një postimi në Facebook, Hasani nënizoi rolin jetik të NATO-s për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimorë, teksa mbështet pranin e NATO-s në Kosovë

“Gjithashtu, nënvizova rolin jetik të NATO-s dhe bashkëpunimit NATO-BE në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Konfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për partnerët në rajon përballë sfidave aktuale të sigurisë dhe për praninë e shtuar të NATO-s në Kosovë. Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në agjendën e ardhshme të Samitit të Uashingtonit është e domosdoshme falë rëndësisë së thellë strategjike që ky rajon ka”, tha Hasani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme