Ciro Immobile heroi i Lazios, Shakthar bën hapin e madh për kalim tutje në CHL

20:41 | 28 Nëntor 2023
D.H

Lazio ka arritur të mposhtë Celticin me rezultat 2-0, në ‘Stadio Olimpico’ të Romës, në kuadër të ndeshjes së pestë në fazën e grupeve të Champions League.

Heroi i Lazios ishte kapiteni, Ciro Immobile i cili u inkuadrua nga banka rezervë për të shënuar dy gola për ti dhuruar fitoren ekipës së tij, shkruan Arbresh.info.

Immobile shënoi në minutat 82 dhe 85.

Me këtë fitore Lazio është një hap kualifikimit tutje për në raundin e 16-të më të mirëve në UCL.

Në grupin E, prinë Lazio me 10 pikë, dy më shumë se Atletiko Madrid dhe katër më shumë se Feynordi që luajnë ndeshjen më vonë.

Celtici është i fundi me një pikë.

Në duelin tjetër të grupit H, Shakthari ka shënuar fitore shumë të vlefshme ndaj Antwerpit me rezultat minimal 1-0.

Kjo fitore është shumë e vlefshme për ukrainasit duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje në ndeshjen e fundit, me rivalin direkt për kualifikim Porton.

Shakthar me këtë fitore shkon në kuotën e nëntë pikëve aq sa kanë edhe Barcelona e Porto por që kanë një ndeshje më pak.

Kurse Antwerpi është i fundi pa pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme