Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka publikuar një fotografi me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, dhe të birin e ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçin.
Në këtë takim me Begajn, Krasniqi i uroi 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të gjithë shqiptarëve e në theks të veçantë, ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Në pritjen shtetërore për shënimin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë, fatkeqësisht, mungon fizikisht njeriu që e shpalli Pavarësinë e Kosovës. Por, fatmirësisht, nuk mungon edhe pasardhësi i tij”, ka shkruar Krasniqi duke iu referuar të birit të Thaçit.
“’Nga Shqipëria, bashkë me Endritin, ju urojmë përzemërisht 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve, e posaçërisht çlirimtarëve tanë në Hagë. Si individë dhe si popull, me mendje dhe zemër sot jemi pranë tyre, ashtu siç e dijmë që edhe ata, me mendje e me zemër, janë pranë nesh. Sot dhe përjetësisht – le të rrojnë Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...