Google ADS

Diplomati kroat për Adem Jasharin: Do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt të madh

20:03 | 28 Nëntor 2023
E.H

Ambasadori i Kroacisë në Finlandë dhe Estoni, Josip Buljeviç, e ka përkujtuar heroin kombëtar, Adem Jasharin në 68 vjetorin e lindjes së tij.

Në platformën X, Buljeviç ka publikuar një fotografi të Adem Jasharit ndërsa ka thënë se ai do të kujtohet përgjithmonë me respekt të madh.

“Adem Jashari, njëri prej themelusve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u lind sot më 1955. Hero dhe dëshmor. Do ta kujtojmë përgjithmonë, me respekt të madh”, ka shkruar Buljeviç./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme