“Eh, more bir, dikush me hongër bukë, e dikush me hongër plumba nuk shkon”.
Kështu citon fjalët e fundit të babit të tij, Lulzim Geci, djali i mësuesit të vrarë nga forcat serbe më 26 nëntor 1997.
Varrimi i mësuesit Halit Geci ishte bërë më 28 nëntor të vitit 1997, atë ditë kur për herë të parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kishte dalë në skenë. Në varrimin ku kishin marrë pjesë mijëra njerëz, para tyre me maskë ishte paraqitur Rexhep Selimi, derisa shoqërohej me armë të gjata nga Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj.
Djali i mësuesit Halit në emisionin “FIVE” ka treguar për 26 nëntorin, ditën kur u vra babai i tij dhe fjalët e fundit që ai ia tha pak orë para se të vritej në shkollë nga policia serbe.
“26 nëntori ka qenë dita e vrasjes së babait. Ajo datë për mua ka qenë një aspekt dita më e shkurtë e jetës sime dhe një aspekt dita më e gjatë e jetës sime. E para është për faktin se më ka ra me nejtë shumë pak me babin… Më 26 nëntor prej orës 7 deri në ora 9 të mëngjesit ishe koha kur e kam parë për herë të fundit. Atë ditë, si zakonisht, kemi qenë vetëm më motrën aty, na ka përgatitë ushqim dhe mbasi është dëgju krismat e para, ne nuk e ditshim se çka po ndodh. Dilte dhe hynte brenda shtëpisë dhe për një moment tha “more bir dikush me hongër buke e dikush me hongër plumba nuk shkon” edhe më tej tha mos kofshin edhe djemtë e bacës Sheremet… sikur dinte diçka për arsye se përmendi se mos janë djemtë e bacës Sheremet, Sabiti dhe Nuhia”, ka treguar Lulzim Geci.
Më tej, ai ka treguar edhe për takimin e fundit me babain dhe momentin kur e mori vesh lajmin e hidhur për vrasjen e tij.
“Në atë kohë mësimi zhvillohej në tri cikle, ai shkoi për 30 minuta më herët në shkollë dhe kështu kam menduar edhe unë, por më vonë mora vesh atë ka shku drejt në shtëpi të Sabitit dhe e ka marrë vesh që edhe ai mundet me qenë atje… Hera e fundit ka qenë përshëndetja e tij me mu nga dera e shkollës, unë ishe duke shkuam në këmbë në qytet… Atë ditë gjatë luftimeve që ishin zhvilluar në fshatin Rezallë te Re, gjatë disfatës që kishin pësuar nga UÇK policia serbe, ata kishin shtirë në të gjitha drejtimet dhe një prej predhave e ka goditë shkollën, ku është plaguar mësuesi Shaban Rreci dhe babai im… rreth orës 22 të datës 26 nëntori mora vesh për babain se ka vdekur”, ka treguar Lulzim Geci, djali i mësuesit, Halit Geci.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...